Raketa ruse godet një ndërtesë banimi në Kramatorsk - të paktën dy persona mbeten të vrarë
Sipas zyrtarëve, të paktën dy persona u vranë dhe tetë u plagosën të mërkurën vonë pasi forcat ruse bombarduan qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, raporton CNN.
“Dy orë më parë, pushtuesit rusë goditën një ndërtesë banimi në qendër të qytetit me një raketë dhe e shkatërruan plotësisht atë”, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk në kanalin e tij Telegram.
“Në vendngjarje po punojnë ekipet e shpëtimit, forcat e rendit dhe shërbimet publike për të çmontuar rrënojat e ndërtesës së shkatërruar. Është e mundur që nën rrënoja të ketë njerëz”, tha ai.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha në një deklaratë se tetë persona "patën lëndime me ashpërsi të ndryshme".
Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, tha se Rusia kishte shënjestruar civilët.
“Rusia është një shtet terrorist”, shtoi ai.
A missile hit a residential building in Kramatorsk. The Russian criminal regime targeting civilian 🇺🇦 people must be severely punished.
— Andriy Yermak (@AndriyYermak) February 1, 2023
Russia is a terrorist state. pic.twitter.com/v8UcF4zqon