Ukraina sulmon me dronë thellë brenda Rusisë në Saratov, shkakton zjarr të madh
Dronët ukrainas kryen goditje thellë brenda Rusisë gjatë natës në një sulm në rajonin Saratov, duke shkaktuar zjarr të madh në qytetin Engels, tha të mërkurën guvernatori lokal.
Në Saratov ndodhet një bazë ajrore e rëndësishme për aeroplanë bombardues strategjikë që formojnë një pjesë të forcave bërthamore ruse. Ukraina e ka sulmuar bazën me dronë më parë, por nuk kishte ndonjë deklaratë për të treguar nëse ajo ishte në shënjestër edhe kësaj radhe, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Në raportimet ruse të lajmeve thuhet se zjarri ndodhi në një depo nafte. Në video dhe fotografi të paverifikuara të publikuara në rrjete sociale shihej një zjarr i madh me tym të dendur në qiellin e natës.
Guvernatori rajonal, Roman Busargin, tha se qytetet Saratov dhe Engels, që ndodhen në dy anë të kundërta të Lumit Vogla, kanë qenë subjekt i “një sulmi masiv me dronë” dhe se kishte një zjarr në një zonë industriale, por se nuk kishte viktima për të cilat dihej.
Ukrainian drone strikes hit a fuel depot in the Russian city of Engels in Saratov Oblast, causing fire at the facility.
— Status-6 (Military & Conflict News) (BlueSky too) (@Archer83Able) January 8, 2025
Engels is located over 500km from the border with Ukraine.
Situated there is also the Engels-2 Air Base of the Russian Long-Range Aviation, although it is… pic.twitter.com/5ia4B0qTeV
“Ka forca dhe burime të mjaftueshme për ta lokalizuar zjarrin” – shkroi ai në rrjetin “Telegram”.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë than ë një deklaratë se 11 dronë ukrainas ishin dislokuar gjatë natës mbi rajonin Saratov, ndërsa 21 të tjerë mbi pjesë të tjera të Rusisë dhe mbi Detin Azov. Në deklaratë nuk u përmend ndonjë dëm.
Russian Telegram channels report a drone attack on an oil depot in Engels, Russia's Saratov region. A fierce fire broke out there. pic.twitter.com/tnpjsPgaks
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 8, 2025
Baza ajrore në Engels ndodhet rreth 730 kilometra në juglindje të Moskës dhe qindra kilometra larg kufirit me Ukrainën. Në dhjetorin e vitit 2022, tre pjesëtarë të forcave ajrore ruse u vranë, kur një dron ishte rrëzuar atje.
Uebfaqja e pavarur e lajmeve, “Astra”, tha se depoja e naftës ku ndodhi zjarri ofronte karburante për bazën ajrore. Agjencia “Reuters” nuk kishte menjëherë mundësi që ta vërtetonte këtë.