Ukraina nis një sulm të madh me dronë, godet një nga qendrat kryesore të komunikimit të ushtrisë ruse - NACIONALE

Ukraina nis një sulm të madh me dronë, godet një nga qendrat kryesore të komunikimit të ushtrisë ruse

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ukraina ka goditur një nga qendrat më të mëdha të komunikimit satelitor të Rusisë për herë të dytë brenda një periudhë të shkurtër.

Kievi së fundmi ka rritur sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi për të ushtruar presion mbi Kremlinin që t’i japë fund luftës katërvjeçare.

Qendra e Komunikimeve Satelitore “Dubna” në veri të Moskës, rreth 500 km nga kufiri ukrainas, përdoret për mbledhjen e inteligjencës dhe koordinimin e forcave të armatosura të Rusisë që luftojnë në Ukrainë, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, raportn CNN.

Ndërsa Rusia nuk e ka konfirmuar se qendra e komunikimit në “Dubna” është goditur, guvernatori i rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov, tha se një dron kishte goditur një “ndërtesë administrative” në qytet, pa raportuar viktima.

Lajme të ngjashme