Arrestohet Dritan Goxhaj
Policia e Shqipërisë ka arrestuar Dritan Goxhaj, pasi situata është tensionuar mesditën e së martës para Parlamentit, protestuesit u bënë të dhunshëm.
Automjeti i zëvendëskryeministres Albana Koçiu është goditur me vezë nga protestuesit.
Siç ka raportuar Euro news, protestuesit kanë goditur me vezë dhe mjete piroteknike, veturat e zyrtarëve para Parlamentit të Shqipërisë
I shpejtë ka qenë reagimi i policisë, ku ka arrestuar disa persona, e në mesin e tyre ka qenë edhe Dritan Goxhaj.

Ndryshe, Goxhaj njihet si person kontravers si dhe, disa herë është deklaruar pro Iranit dhe Hezbollahut, një organizatë terroriste që vepron në Liban.