Ukraina: 46.500 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës - NACIONALE

Ukraina: 46.500 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ukraina pretendon në raportin e saj të fundit mbi humbjet ruse se rreth 46,500 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shton se janë shkatërruar 1939 tanke, 4254 automjete të blinduara luftarake dhe 234 avionë ushtarakë. Ministria postoi përditësimin në Twitter me një citim nga Richard III. William Shakespeare.

“Vëre në duart e tyre hekurin e zemërimit tënd, që të shtypin me një rënie të rëndë helmetat uzurpuese të kundërshtarëve tanë”, shkruan ata.

Rusia nuk ka dhënë përditësime të vazhdueshme për humbjet e saj që nga fillimi i luftës në shkurt dhe nuk është e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur pretendimet. /Nacionale/

Lajme të ngjashme