U publikuan pamjet e një droni kamikaz që përplaset me një ndërtesë në Kiev - NACIONALE

U publikuan pamjet e një droni kamikaz që përplaset me një ndërtesë në Kiev

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Džepar, publikoi një video të sulmit të mëngjesit të sotëm në Kiev.

Në video shihet droni duke u përplasur drejt tokës.

Në momentin tjetër shihet një shpërthim si pasojë e rënies së dronit. Ajo thotë se është një dron kamikaz.

"Shikoni se si Rusia po kryen një sulm me një dron kamikaze iranian. Disa ndërtesa janë dëmtuar. Shpëtuesit po nxjerrin civilët nga rrënojat. Ky është një tjetër sulm terrorist rus në kryeqytetin tonë", shkruan Dzepar. /Nacionale/

Lajme të ngjashme