Turqia thotë se 20 ushtarë i vdiqën nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Gjeorgji - NACIONALE

Turqia thotë se 20 ushtarë i vdiqën nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Gjeorgji

4 javë më parë

nga NACIONALE

Turqia tha të mërkurën se 20 ushtarë të saj e humbën jetën, kur një aeroplan transportues ushtarak u rrëzua të martën në Gjeorgjinë fqinje, duke e shënuar incidentin ushtarak më vdekjeprurës të anëtares së NATO-s që nga viti 2020.

Aeroplani transportues i tipit C-130 ishte nisur nga Azerbajxhani për në Turqi dhe u rrëzua të martën në Gjeorgji, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ankaraja nuk ka përmendur ndonjë shkaktar të rrëzimit të aeroplanit, por ka thënë se autoritetet turke dhe gjeorgjiane i kanë filluar inspektimet në vendin e ngjarjes, në komunën Sighnaghu të distriktit Kakheti.

Të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë e publikoi listën me emrat e 20 ushtarëve që e kanë humbur jetën.

Azerbajxhani, Gjeorgjia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara e vende të tjera shprehën ngushëllime dhe solidarizim me Turqinë pas këtij rasti. Ankaraja tha se është duke u koordinuar ngushtë me Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë në hetimin e rrëzimit.

Lajme të ngjashme