Trupi i një gruaje të re është zbuluar në një kontejnerë rrobash në Gjermani
Trupi i një gruaje të re është zbuluar sot në qytetin gjerman Weinstadt pranë Shtutgartit. Trupi u zbulua nga një kalimtar në një kontejnerë rrobash të përdorura dhe policia beson se vdekja ishte aksidentale.
Sipas informacioneve të deritanishme, 26-vjeçarja fatkeqe ka hyrë në kontejner për të marrë rrobat prej saj. “Këtu ajo ngeci në kapakun e kontejnerit dhe nuk mundi më të çlirohej”, tha një zëdhënës i policisë, siç raportojnë mediat gjermane.
Trupi i pajetë është nxjerrë nga zjarrfikësit, në terren ka dalë edhe një autoambulancë, por mjeku ka mundur të konstatojë vetëm vdekjen. Për momentin, nuk ka të dhëna se ky është një krim.
Incidente si ky nuk janë të rralla në të gjithë Gjermaninë. Kontejnerët e rrobave dhe kapakët e tyre janë krijuar për të parandaluar vjedhjen. Piktogramet në kontejnerë paralajmërojnë se përpjekja mund të jetë kërcënuese për jetën. Sipas policisë, një paralajmërim i tillë është vendosur edhe në një kontejner në Weinstadt. /Nacionale/