Trumpi paralajmëron se “do ta bëj atë që duhet ta bëj”, nëse Irani s’i përmbahet marrëveshjes - NACIONALE

Trumpi paralajmëron se “do ta bëj atë që duhet ta bëj”, nëse Irani s’i përmbahet marrëveshjes

1 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se “do ta bëj atë që duhet ta bëj”, nëse Irani nuk i përmbahet marrëveshjes me Uashingtonin.

“Nëse Irani nuk i përmbahet marrëveshjes së vet, ose nëse ata nuk sillen mirë, unë do ta bëj atë që duhet ta bëj” – tha presidenti amerikan para gazetarëve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Trumpi dhe homologu i tij iranian, Masoud Pezeshkian, javën e kaluar nënshkruan një marrëveshje të përkohshme ShBA – Iran, më shumë se tre muaj pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e sulmuan Iranin dhe Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit Persik ku ka baza ushtarake amerikane.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha të hënën se Irani duhet t’i përdorë paratë që po i zhbllokohen për të blerë ushqim ekskluzivisht nga Shtetet e Bashkuara.

“Tërë ato para do të kthehen në formën e blerjeve të ushqimit, i cili atyre u nevojitet dëshpërimisht. Ata kanë 91 milionë njerëz, nuk mund t’i ushqejnë ata. Pra, paratë që i zhbllokuam ne do të shkojnë te bujqit tanë” – vlerësoi presidenti amerikan.

Mijëra njerëz janë vrarë e miliona të tjerë janë shpërngulur si pasojë e sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe sulmeve izraelite në Liban. Lufta në Iran gjithashtu i ka lëkundur tregjet botërore dhe ka shkaktuar shtrenjtim të karburanteve./Nacionale

Lajme të ngjashme