Trump kërcënon me “ferr” mbi Iranin, nëse nuk ka marrëveshje brenda 48 orëve - NACIONALE

Trump kërcënon me “ferr” mbi Iranin, nëse nuk ka marrëveshje brenda 48 orëve

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërcënuar me “ferr" mbi Iranin nëse nuk bëjnë marrëveshje ose s’e hapin Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve.

Trump ka dhënë shumë afate gjatë këtij konflikti, me këtë kërcënim të fundit që përputhet me pauzën 10-ditore në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike që ai shpalli më 27 mars.

Kronologji e deklaratave të presidentit amerikan:

21 mars: Trump tha se do të “godiste dhe shkatërronte [Iranin] impiantet e ndryshme të energjisë, duke filluar me më të mëdhatë” nëse Irani nuk do të rihapte Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve.

23 mars: Më pas ai tha se të dy vendet kishin pasur “bisedime shumë të mira dhe produktive” dhe njoftoi se do të shtynte çdo sulm ushtarak ndaj infrastrukturës energjetike për pesë ditë.

27 mars: Trump tha se do të pezullonte sulmet ndaj impianteve energjetike iraniane për 10 ditë, në përgjigje të asaj që ai e quajti një kërkesë nga qeveria iraniane, duke e çuar afatin në 6 prill.

Sot: Ai përsërit afatin e 27 marsit, duke i thënë Iranit se ka 48 orë kohë përpara se “i gjithë ferri të bjerë mbi ta”.

“E bani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të BËRË NJË MARRËVESHJE ose për të HAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT. Koha po mbaron – 48 orë para se i gjithë ferri të bjerë mbi ta” – ka thënë presidenti amerikan.

Lajme të ngjashme