"Tregimi i gishtit të mesëm, e drejtë e dhënë nga Zoti", gjykatësi kanadez: Mbrohet nga Kushtetuta - NACIONALE

"Tregimi i gishtit të mesëm, e drejtë e dhënë nga Zoti", gjykatësi kanadez: Mbrohet nga Kushtetuta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Duke u marrë me hetimin e një çështjeje ku një burrë ishte akuzuar për ngacmimin e fqinjit pasi i kishte nxjerrë gishtin e mesëm gjatë një grindjeje, një gjykatës kanadez e ka hedhur poshtë çështjen, ndërsa ka thënë se një gjest i tillë nuk është krim.

“Tregimi i gishtit të mesit është një e drejtë e dhënë nga Zoti,"- ka vendosur gjykatësi, duke shtuar se gjesti mund të mos jetë i sjellshëm, por “nuk është krim dhe mbrohet nga Kushtetuta e Kanadasë”.

Sipas The Guardian, në një vendim prej 26 faqesh, gjykatësi ka vendosur se ky gjest mbrohet si pjesë e të drejtës së një personi për lirinë e shprehjes, sipas kushtetutës së vendit.

"Për të qenë plotësisht i qartë, nuk është krim t'i tregosh gishtin dikujt, është një e drejtë e dhënë nga Zoti, e garantuar nga statuti, që i përket çdo kanadezi gjakkuq,”- ka shtuar gjykatësi referuar kartës së të drejtave dhe lirive të Kanadasë.

I akuzuari, në çështjen që po trajtohej nga ky gjykatës, ishte Neall Epstein, një mësues, i arrestuar nga policia në maj 2021 për kërcënime me vdekje dhe "ngacmim kriminal" ndaj fqinjit të tij në Beaconsfield, Quebec.

E në vendimin e hedhur poshtë gjykatësi kishte thënë se departamenti i policisë dhe shërbimi 911 ka prioritete më të rëndësishme për të trajtuar.

“Gjesti i gishtit të mesëm, mund të mos jetë civil, mund të mos jetë i sjellshëm... Megjithatë, ai nuk shkakton përgjegjësi penale,"- ka përfunduar ai duke thënë se në raste të ngjashme gjykata është e prirur që ato dosje t’i hedhë nga dritarja.

Lajme të ngjashme