Tërmet 5.0 afër Athinës
Një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter goditi Greqinë qendrore dhe u ndje edhe në Athinë, sipas dëshmitarëve, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme serioze.
Tërmeti ka ndodhur në orën 21:06, dhe epiqendra e tij ishte në det, 57 kilometra në verilindje të Athinës, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Ky është tërmeti i katërt dhe më i fortë i regjistruar të martën me të njëjtën epiqendër në ishullin Eubea. 4.8 i pari ndodhi në orën 5:30 të mëngjesit, dhe më pas pasuan dy termete me magnitudë 4.1 dhe 4.2 një orë më vonë, shkruan agjencia AFP.
Tërmeti i mëngjesit dëmtoi ndërtesat e vjetra dhe autoritetet mbyllën shkollat.
Greqia goditet shpesh nga tërmete, shumica e të cilëve nuk shkaktojnë dëme serioze. /Nacionale/