Tensione Britani - Francë, Macroni i kundërpërgjigjet kandidates për kryeministre, Liz Truss
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Britanisë së Madhe janë drejt “problemeve serioze”, nëse këto shtete nuk mund të tregojnë nëse janë miq apo armiq.
Macroni reagoi ndaj komenteve të sekretares së Jashtme të Britanisë, favorite për t’u zgjedhur kryeministre, Liz Truss, e cila tha se “juria është ende jashtë”, kur u pyet nëse presidenti francez është mik apo armik i Mbretërisë së Bashkuar.
Sidoqoftë, Macroni këmbënguli se Britania e Madhe mbetet aleate, pavarësisht gabimeve rastësore të bërë nga udhëheqësit e saj, shkruan BBC, përcjell Nacionale.
Disa figura të larta politike në Britani për dëmtim të marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me Francën, raporton televizioni BBC.
Rivali i saj për kryetar të Partisë Republikane dhe për kryeministër, Rishi Sunak, tha se Macroni është mik i Britanisë.
Duke folur para gazetarëve të premten, presidenti francez tha se do të jepte përgjigje të ngjashme për Sunak-un, nëse do t’i bëhej e njëjta pyetje për udhëheqësin e ardhshëm të Britanisë.
“Nëse francezët dhe britanikët nuk mund të thonë nëse janë miq apo armiq – termi nuk është neutral -, ne do të kemi një problem”, tha Macroni.
Ai shtoi se Britania është “mike, e fuqishme dhe aleate, kushdo që janë udhëheqësit e saj dhe nganjëherë pavarësisht nga udhëheqësit dhe gabimeve të vogla që mund t’i bëjnë ata në fjalimet e tyre”.
Një ministër konservator tha se komentet e zonjës Truss “e kanë minuar tërësisht marrëdhënien tonë me Francën”, duke e quajtur atë “Thatcher false”.
Ish-ministri i Jashtëm, Alistair Burt, tha se Liz Truss ka bërë një gabim serioz dhe do të duhej të përdorte një ton më diplomatik.
Komentet e kandidates favorite për kryeministre të Britanisë bënë bujë në mediet franceze, të cilat i kanë vënë në pah rishtazi tensionet mes Parisit e Londrës./Nacionale

