Të paktën pesë të vdekur, thotë Policia: Të shtëna me armë në Louisville të Kentuckyt - NACIONALE

Të paktën pesë të vdekur, thotë Policia: Të shtëna me armë në Louisville të Kentuckyt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia në Louisville të Kentuckyit ka konfirmuar se të paktën pesë njerëz kanë vdekur pas të shtënave me armë në qytet.

Edhe gjashtë njerëz tjerë janë plagosur dhe dërguar në spitalet lokale, sipas në zyrtare policie.

Qytetarëve iu është kërkuar që të qëndrojnë larg pjesëve të East Main, raporton BBC.

Videot nga zona duket se shfaqin policë të armatosur rëndë duke rrethuar një pronë komerciale në atë zonë.

Në një konferencë të shkurtër për media, Policia e Louisville tha që policët që i ishin përgjigjur rasportimit të rastit kishin hasur në gjuajtje të vazhdueshme.

Personi që kishte bërë të shtënat kishte mbetur i vdekur. Por, ende nuk ishte e qartë se çka kishte çuar në vdekjen e tij.

Pamje të ndryshme tregojnë prezencën e policisë, me xhama të thyer dhe me pajisje mjekësore të dëmtuara në një lokacion.

Agjentët e FBI po ashtu mbërritën në vendngjarje.

Në Twitter, guvernatori i Kentuckyt Andy Beshear tha që po shkonte në vend të ngjarjes.

“Ju lus të luteni për të gjitha familjet dhe për qytetin e Louisville,” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme