Të paktën 20 të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, s’kursehet as spitali i fëmijëve
Së paku 20 persona janë vrarë nga një sulm masiv me raketa nga forcat ruse në disa qytete ukrainase, sipas zyrtarëve.
Në kryeqytetin Kiev, të paktën shtatë persona u vranë nga një sulm i rrallë gjatë ditës. Kryetari i qytetit tha se një spital fëmijësh ishte goditur nga një sulm me raketa dhe po evakuohej, raporton televizioni BBC.
Shefi i administratës ushtarake në qytetin qendror ukrainas, Kryvyi Rih, tha se të paktën 10 njerëz ishin vrarë atje, ndërsa tre të tjerë u raportuan të vrarë në qytezën lindore, Pokrovsk.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili po qëndron për vizitë në Poloninë fqinje, tha se Rusia kishte hedhur rreth 40 raketa në caqe të ndryshme në mbarë Ukrainën.
“Qytete të ndryshme: Kiev, Dnipro, Kryvyi Rih, Sloviansk, Kramatorsk. Më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme. Ndërtesa banimi, infrastruktura dhe një spital fëmijësh u dëmtuan” – tha ai.
Russian terrorists have once again launched a massive missile attack on Ukraine. Different cities – Kyiv, Dnipro, Kryvyi Rih, Slovyansk, Kramatorsk. More than 40 missiles of various types. Apartment buildings, infrastructure, and a children's hospital have been damaged.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 8, 2024
All… pic.twitter.com/8mN73BKLuY
Oleksandr Vilkul, drejtor i administratës ushtarake në Kryvy Rih, tha në rrjetin “Telegram” se të paktën dhjetë njerëz ishin vrarë e 31 të tjerë ishin plagosur pas sulmit ndaj qytetit. Nga të lënduarit, ai tha se 10 ishin në gjendje serioze.
Shtëllunga tymi mund të shiheshin në kryeqytetin Kiev, ndërsa në video të publikuara në rrjete sociale u pa shkatërrimi brenda dhe jashtë spitalit të fëmijëve “Okhmadyt”. Nuk është e qartë nëse ndokush brenda objektit ishte lënduar.