Sulmi në xhaminë e Kabulit, mes viktimave edhe fëmijë
Policia e vendit ka bërë të ditur se një shpërthim i madh ka goditur një xhami në kryeqytetin afgan Kabul.
Mendohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë lutjeve të mbrëmjes, e megjithëse numri i viktimave nuk dihet ende, ka frikë për shifra shumë të larta.
Sipas raporteve nga mediat, mendohet se në mesin e të vdekurve është edhe imami i xhamisë.
Ndërkohë, një spital në Kabul, ka shkruar në Twitter duke thënë se 27 persona ishin "pritur në spital deri më tani pas një shpërthimi në zonën PD17", e duke shtuar se në mesin e të lënduarve ishin edhe pesë fëmijë.
Kujtojmë se edhe javën e kaluar, në një shpërthim vetëvrasës me bombë ishte vrarë një klerik i njohur pro-Taleban, ndërsa përgjigjësinë për sulmin e mori grupi i Shtetit Islamik.
Ndërkohë, një zyrtar i inteligjencës talibane ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se mund të jenë plagosur ose vrarë deri në 35 persona dhe numri mund të rritet edhe më tej.
Zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti, tha se shpërthimi ndodhi në një xhami mes besimtarëve në zonën Khair Khana të Kabulit.
Ai shtoi se, ekipet e inteligjencës janë në vendin e shpërthimit dhe hetimet janë duke vazhduar.
Ky sulm është dënuar ashpër nga një zëdhënës i talebanëve.
Duket se fokusi i Shtetit Islamik po zgjerohet
BBC shkruan se muajin e kaluar, tre udhëheqës të shquar fetarë u vunë në shënjestër në Kabul dhe pati edhe atentate në qytete të tjera.
Javën e kaluar ishte Sheikh Rahimullah Haqqani, i njohur si i afërt me talebanët ai që u vra. Këtë herë është Amir Muhamed Kabuli, i cili thuhet se është ithtar i besimit sufi më të moderuar.
Ndërkohë, një student fetar, i cili ishte afër xhamisë, ka treguar për BBC-në se ka parë trupat e të vdekurve dhe të plagosurve të shtrirë brenda, duke përfshirë fëmijë që ndiqnin lutjet e mbrëmjes.
Nënshkrimi i Shtetit Islamik deri tani kanë qenë sulmet e tij shkatërruese ndaj komunitetit pakicë Shia Hazara. Por, tani duket se fokusi i tyre po zgjerohet pikërisht kur talebanët festojnë një vit në pushtet - një marrje e pushtetit që përfundoi një kapitull të një lufte të gjatë të përgjakshme, vetëm për të hapur një tjetër.