Shpërthime të shumta në Donetsk, ukrainasit shkatërrojnë edhe një bazë ruse
Trupat ukrainase kanë goditur një depo ruse të mortajave dhe municioneve për të mbrojtur civilët që ishin në shënjestër të pushtuesve në Donetsk.
Pamjet e publikuara tregojnë shpërthime të shumta ndërsa baza, me sa duket e vendosur në një zonë pyjore të Donetskut, në Ukrainën lindore, është shkatërruar pjesë-pjesë.
Pamjet janë marrë nga grupi luftarak i Brigadës së 54-të K2 të Mekanizuar të Forcave Tokësore të Ukrainës, të mërkurën, më 17 gusht, së bashku me një deklaratë të hapur ku thuhet:
"Përshëndetje, të dashur zonja dhe zotërinj ukrainas!
Ne vazhdojmë t'ju tregojmë një tjetër udhëtim të 'turistëve' të paftuar që humbën në periferi të qytetit ukrainas Marinka, rajoni Donetsk.”