Sulme të tmerrshme mbi kryeqytetin ukrainas, Rusia përdor 'dronët kamikazë' - NACIONALE

Sulme të tmerrshme mbi kryeqytetin ukrainas, Rusia përdor 'dronët kamikazë'

1 vit më parë

nga Mirlind Behluli

Rusia ka intensifikuar përfshirjen në invazionin në Ukrainë, duke filluar me sulme të ashpra ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Siç shkruan BBC, Rusia ka goditur Ukrainën me një tjetër valë sulmesh, duke përfshirë me dronët iranian të njohur si “dronët kamikaz”.

Sipas kryeministrit, Denys Shmygal, sulmet kanë goditur infrastrukturë kritike në tri regjionet, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës në qindra fshatra në Ukrainë.

Si pasojë e sulmeve, disa njerëz janë vrarë, njofton Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Një javë më parë, kryeqytetit urkainas u godit në pikun e ditës nga raketa ruse, si pjesë e sulmeve gjithëkombëtare që shkaktuar 19 të vdekur.

Z.Shmygal tha se sulmet ruse kanë goditur regjionet e Kievit, Dnipros dhe Sumyt.

Rusia theksoi se i ka goditur “të gjitha caqet e targetuara” në sulmet e fundit, duke konfirmuar që pjesë e caqeve ishin pajisjet e komandës ushtarake ukrainase dhe sistemi i energjisë.

Katër persona u vranë pasi një objekt që gjeneron energji u godit në pjesën veri-lindore të regjionit të Sumyt, sipas zëvendësministrit të Brendshëm, Yevhan Yenin.

Rusia është duke gjuajtur të gjitha objektet që lidhen me energjinë”, paralajmëroi Yenin, duke shtuar se rusët “dëshirojnë të shkaktojnë kaos në industrinë e energjisë”.

“Tregon dëshpërimin e tyre”, deklaroi Andriy Yermak, udhëheqësi i Stafit të presidentit Volodymyr Zelensky.

Një zyrtar i forcave ajrore të Ukrainës tha se natë ne kaluar, 37 dronë u shkatërruan, të cilët fluturuan nga pjesa jugore në hapësirën ajrore ukrainase. Sulmet e mëngjësit të së hënës në Kiev erdhën nga dronët, të cilat tashmë janë duke u bërë të njohur përgjatë Ukrainës.

Armiku mund të sulmojë qytetet tona, por nuk do të jetë në gjendje të na thyej”, deklaroi presidenti Zelensky, duke i përshkruar sulmet si “terrorizuese ndaj popullatës civile”.

Ndërsa, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, i përshkroi sulmet si një "gjenocid ndaj popullit ukrainas. Rusëve u nevojite një Ukrainë pa ukrainas".

Lajme të ngjashme