Starlink i Musk rriti çmimet e shërbimeve për ukrainasit - NACIONALE

Starlink i Musk rriti çmimet e shërbimeve për ukrainasit

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Starlink, ofruesi i shërbimit të internetit satelitor që është vendimtar për të mbajtur një lidhje në Ukrainë gjatë luftës, ka njoftuar një rritje të çmimit për shërbimet e tij mujore në atë vend. Në njoftimin e marrë nga shumë përdorues të Starlink në Ukrainë, i cili po qarkullon në rrjetet sociale dhe është raportuar nga shumë media botërore, thuhet se nga 29 dhjetori, abonentët individualë do të duhet të paguajnë 75 dollarë për internetin, në vend të 60 dollarëve.

Shumë ukrainas tani po ankohen se e konsiderojnë këtë rritje të pajustifikuar, duke pasur parasysh çmimin prej 599 dollarësh të paguar nga përdoruesit amerikanë për terminalin dhe antenën.

Pas fillimit të pushtimit, Starlink instaloi një rrjet satelitor interneti në Ukrainë që zëvendësoi infrastrukturën e komunikimit të dëmtuar nga sulmet ruse. Prandaj, Starlink i është dhënë një rol kyç në mbrojtjen e vendit, duke qenë se ushtria ukrainase mbështetet në të në mungesë të alternativave të mundshme.

Më parë këtë vjeshtë, Musk i kërkoi Pentagonit të mbulonte një pjesë të kostos së Starlink në Ukrainë, duke argumentuar se kompania tashmë ka humbur dhjetëra miliarda dollarë duke ofruar shërbim falas atje. Në fund të tetorit, 1300 terminale ukrainase Starlink u shkëputën për shkak të mospagesës. Kompania e Elon Musk ende ofron shumë nga shërbimet e saj në Ukrainë falas. /Nacionale/

Lajme të ngjashme