Sky News: Ukraina pranon përgjegjësinë për shpërthimin në bazën ruse në Krime
Një zyrtar i lartë ukrainas i tha Sky News se forcat speciale ukrainase kryen një operacion në një bazë ajrore ruse në Krime dje.
Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti raporton se ministria rajonale e Shëndetësisë së Krimesë njoftoi se një person mbeti i vrarë dhe 13 u plagosën në një shpërthim në bazën ajrore ruse Saki pranë Novofedorivka, në bregun perëndimor të Krimesë.
Në media u shfaqën njoftime të ndryshme për shkakun e shpërthimit. Këshilltari i presidentit ukrainas, Mihajlo Podoljak, mohoi se Ukraina kishte sulmuar bazën dhe Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se disa depo me municione të aviacionit u shpërthyen.
Njerëzit po iknin nga plazhi
Rusia ka mohuar pretendimet se baza është goditur nga raketa dhe këmbëngul se ishte një shpërthim municioni. Videot nga mediat sociale treguan njerëz që iknin nga plazhi ndërsa flakët dhe shtëllungat e tymit u ngritën nga shumë vende.
Dëshmitarët raportuan gjithashtu një zjarr në pistë dhe dëmtime të shtëpive aty pranë, shkruan Sky News.
"Shpërthimet në Novofedorivka janë një tjetër kujtesë se kujt i përket Krimea. Ajo i përket Ukrainës", tha dje zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshchuk. /Nacionale/
