Shpërthime të mëdha në aeroportin ushtarak rus në Krime, ka ardhur reagimi i Rusisë - NACIONALE

Shpërthime të mëdha në aeroportin ushtarak rus në Krime, ka ardhur reagimi i Rusisë

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Disa shpërthime ranë sot pranë aeroportit ushtarak rus në Krimenë perëndimore dhe autoritetet ruse njoftuan se nuk kishte viktima dhe se municioni kishte shpërthyer.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një top zjarri që formohet pas një shpërthimi të fuqishëm, ndërsa kolona të trasha tymi të zi ngrihen drejt qiellit.

Rusët nuk thonë se çfarë i shkaktoi shpërthimet

“Municionet e destinuara për forcat ajrore shpërthyen në një magazinë të vendosur në territorin e aeroportit ushtarak Saki, afër qytetit të Novofedorivka”, tha ushtria ruse në një deklaratë.

Depoja nuk ishte objektiv i ndonjë granatimi apo të shtëna, shtohet në deklaratë, por shkaku i shpërthimeve nuk është specifikuar.

Pak më parë, autoritetet lokale raportuan se "disa shpërthime" kishin ndodhur pranë aeroportit ushtarak, por nuk u dhanë detaje se çfarë i shkaktoi ato.

Avionët rusë nisen çdo ditë nga Krimea

Gadishulli i Krimesë, i cili i përkiste Ukrainës, u aneksua nga Moska në vitin 2014. Që nga fundi i shkurtit, linja e parë e ofensivës ushtarake ruse ka qenë kundër ukrainasve.

Avionët rusë ngrihen nga Krimea pothuajse çdo ditë dhe shkojnë në misione për të synuar objektiva në rajonet e kontrolluara nga Kievi, dhe disa pjesë të gadishullit janë brenda rrezes së armëve dhe dronëve ukrainas.

Pavarësisht konfliktit të luftës, Krimea është ende një vend i preferuar i pushimeve verore për shumë rusë që shijojnë pushimet e tyre verore në plazhet e saj. /Nacionale/

Lajme të ngjashme