Sipas një dokumenti sekret, adoleshentja Nika Shakarami ishte vrarë nga forcat iraniane - NACIONALE

Sipas një dokumenti sekret, adoleshentja Nika Shakarami ishte vrarë nga forcat iraniane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një adoleshente iraniane ishte sulmuar seksualisht dhe ishte vrarë nga tre burra që punonin për forcat iraniane të sigurisë, thuhet në një dokument që ka rrjedhur dhe që merret vesh se është shkruar nga këto forca.

Nika Shakarami, 16 vjeçe, ishte zhdukur gjatë protestave kundër regjimit në Iran më 2022. Trupi i saj ishte gjetur pas nëntë ditëve. Qeveria iraniane kishte pretenduar se Shakarami kishte kryer vetëvrasje, raporton televizioni BBC.

Televizioni britanik ua dërgoi dyshimet e raportit qeverisë iraniane dhe Rojave Revolucionare, por ato nuk kthyen përgjigje.

I klasifikuar si “shumë konfidencial”, në raport paraqitet një përmbledhje e një seance dëgjimore për rastin e Shakaramit, të mbajtur nga Trupat e Gardës Revolucionare Islame. Aty përfshihen ata që thuhet se janë emrat e vrasësve të saj dhe të komandantëve të lartë që janë munduar ta fshehin të vërtetën.

Raporti përmban hollësi shqetësuese të ngjarjeve në pjesën e pasme të një furgoni, ku forcat e sigurisë po e mbanin nën kontroll adoleshenten. Në mesin e hollësive përfshihen:

-Njëri nga burrat e kishte prekur seksualisht adoleshenten, përderisa po qëndronte i ulur mbi të.

-Edhe pse duart i kishte të lidhura me pranga dhe ishte e kufizuar, ajo kishte rezistuar, duke goditur me shqelma e duke sharë.

-Pranohet se kjo sjellje e saj i provokoi burrat për ta rrahur atë me shkopinj.

Ka shumë dokumente zyrtare të rreme iraniane që po qarkullojnë, prandaj BBC-ja për disa muaj kontrolloi secilën hollësi me disa burime.

Hulumtimet e gjera të televizionit tregojnë se dokumentet e siguruara vërtet i përshkruajnë lëvizjet e fundit të Shakaramit.

Për zhdukjen dhe vdekjen e adoleshentes ishte raportuar gjerësisht dhe fotografia e saj është bërë simbol i luftës së grave në Iran për më shumë liri.

Lajme të ngjashme