Shtatë ushtarë në RD të Kongos gjykohet se ishin frikësuar, dënohen me vdekje - NACIONALE

Shtatë ushtarë në RD të Kongos gjykohet se ishin frikësuar, dënohen me vdekje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një gjykatë në lindje të Republikës Demokratike të Kongos i ka dënuar shtatë ushtarë me vdekje për frikacakëri para armikut.

U shpall se ata kishin ikur kur rebelët M23 kishin avancuar përpara.

Avokatët e ushtarëve thanë se do ta apelonin vendimin, raporton BBC.

Muajin e kaluar, tre ushtarë të tjerë ishin gjykuar për frikacakëri (qyqarllëk) dhe ishin dënuar me vdekje.

Luftimet në provincën e pasur me minerale të Kivu-t të veriut janë intensifikuar ës fundi. Kundër tyre kishte bërë thirrje edhe Papa Françesku.

“Hiqni duart nga Republika Demokratike e Kongos! Hiqni duart nga Afrika! Ndaluni së mbyturi Afrikën, nuk është minierë që duhet shfrytëzuar e as terren që duhet plaçkitur,” – kishte thënë Papa në një meshë në kryeqytetin e këtij vendi, Kinshasa, ku thuhet të kenë marrë pjesë rreth dy milionë njerëz.

Republika Demokratike e Kongos është goditur nga konflikte që prej pavarësisë së saj në vitet ’60. Disa prej këtyre konflikteve janë nxitur nga përpjekja për të kontrolluar pasuritë minerare, e të tjerat nga rivalitetet etnike.

Lajme të ngjashme