Shkon në mbi 1.400 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza
Ministria palestineze e Shëndetësisë ka raportuar se numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza nga dita e shtunë ka shkuar në 1.417.
Përpos për të vrarët, kjo ministri raportoi për 6.238 persona të plagosur, raporton gazeta “The Guardian”.
Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” ka thënë se tre gazetarë janë vrarë deri më tani nga sulmet ajrore të Izraelit, ndërsa dy të tjerë kanë vdekur si rezultat i plagëve nga armët e zjarrit. Ky grup nuk tregoi se kush i ka vrarë me armë këta dy gazetarë.
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka thënë se 11 punëtorë të saj janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
Në anën tjetër, në Izrael është raportuar për 1.300 të vrarë e rreth 3.300 të lënduar, përfshirë 350 në gjendje serioze.
