Shkon në gati 50 numri i deputetëve rusë që kërkojnë dorëheqjen e Putinit - NACIONALE

Shkon në gati 50 numri i deputetëve rusë që kërkojnë dorëheqjen e Putinit

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas një zyrtari rus, numri i deputetëve komunalë që bëjnë thirrje për dorëheqjen e Putinit është rritur gati në 50.

Peticioni për dorëheqjen e tij, i publikuar të hënën në Twitter, fillimisht ishte nënshkruar nga 18 deputetë komunalë, po sot është bërë e ditur se ky numër ka shkuar në pothuaje 50 persona.

Ksenia Thorstrom, një deputete komunale e rrethit Semenovsky në Shën Petersburg, ka thënë për CNN se:

“Tani kemi 47 nënshkrime të verifikuara. Kolegët e mi dhe unë donim të mbështesim deputetët nga Smolninsky, të cilët se fundmi janë thirru në polici dhe do të paraqiten para një gjyqi,” është shprehur Thorstrom.

Në peticionin e nënshkruar nga deputetët thuhet se: “Ne, deputetët komunalë të Rusisë, besojmë se veprimet e presidentit të saj Vladimir Putin janë të dëmshme për të ardhmen e Rusisë dhe të qytetarëve të saj. Ne kërkojmë dorëheqjen e Vladimir Putin nga posti i Presidentit të Federatës Ruse”.

Ndërsa, Thorstrom shtoi se, “vendosëm ta bëjmë apelin tonë aq të shkurtër sa të kishte më pak arsye për të gjetur ndonjë faj nga autoritetet dhe në mënyrë që sa më shumë deputetë komunalë të nënshkruanin peticionin”.

Javën e kaluar, deputetët e komunës Smolninskoye të Shën Petersburgut, poashtu i bënë thirrje Dumës Shtetërore të Federatës Ruse që të ngrejë akuza për tradhti ndaj Putinit në mënyrë që ta shkarkojë atë nga detyra për shkak të luftës në Ukrainë. Ndërsa tani, sipas një njoftimi nga një prej tyre, ata përballen me akuza për “diskreditim” të ushtrisë ruse.

Deputetët komunalë janë zyrtarë lokalë me ndikim të kufizuar politik. Peticioni i tyre vjen pas zgjedhjeve të para rajonale dhe komunale të Rusisë që nga fillimi i luftës, në të cilat kandidatët pro-Kremlinit ishin jashtëzakonisht të suksesshëm.

Lajme të ngjashme