Shkon në 162 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Indonezi - NACIONALE

Shkon në 162 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Indonezi

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Të paktën 162 persona, shumica fëmijë, janë vrarë dhe 700 janë plagosur pas një tërmeti të cekët me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi sot një zonë pranë kryeqytetit indonezian Xhakarta.

Pamjet televizive treguan shkallën e shkatërrimit në lagjen më të goditur të Cianjur, me rrugë të plasaritura dhe shtëpi të dëmtuara rëndë.

Të paktën 25 persona janë ende të bllokuar nën rrënojat e zonës Cugenang të Cianjur, tha Abdul Muhari, një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive.

BBC: Të paktën 162 njerëz vdiqën

Mediumi britanik ka raportuar se tashmë numri i të vdekurve ka shkuar në 162 dhe mbase ky numër do të vazhdojë të rritet. /Nacionale/

Lajme të ngjashme