Tërmet i fuqishëm në Indonezi, të paktën 61 të vdekur dhe 700 të plagosur
Të paktën 61 persona janë vrarë dhe të paktën 700 janë plagosur në një tërmet me magnitudë 5.6 që goditi provincën indoneziane të Java-së Perëndimore.
NY Times shkruan se numri i të vdekurve është rritur në 61 dhe se zyrtarët lokalë presin që numri të rritet.
Numri i të vdekurve ka shkuar në 56, mes tyre edhe shumë fëmijë
#WATCH Strong 5.6 magnitude earthquake in western #Java, #Indonesia. In addition to landslides and collapsed buildings, nearly 20 people died, 300 injured.#Earthquake #gempa #gempajakarta #earthquake #gempabumi #Gempa #earthquake #Earthquake #Cianjur #JawaBarat #WestJava #Viral pic.twitter.com/sYZwFzhWbd
— Harish Deshmukh (@DeshmukhHarish9) November 21, 2022
Kryebashkiaku i Cianjur tha se të paktën 56 njerëz u vranë nga tërmeti. Ai tha gjithashtu se në mesin e tyre kishte të paktën 40 fëmijë.
Shkolla, spitale të rrënuara dhe të dëmtuara...
Katër shkolla dhe 52 shtëpi u shembën ose u dëmtuan rëndë nga tërmeti në rajonin Cianjur. Agjencitë e huaja raportojnë se janë dëmtuar edhe xhamia dhe spitali.
Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar
#Indonésie 🇮🇩 Près de 20 personnes ont été tuées et au moins 300 blessées dans un tremblement de terre de Magnitude 5,4 qui a touché l'île principale de Java en Indonésie, a déclaré un responsable local aux médias. 📝 @AFP pic.twitter.com/DQt8nfKT9I
— AsieNews (@AsiaNews_FR) November 21, 2022
“Ka 46 të vdekur dhe rreth 700 të plagosur në spitalin rajonal Cianjur”, tha kreu i Agjencisë Kombëtare për Zbutjen e Fatkeqësive, raporton AP.
Herman Suherman, një zyrtar qeveritar nga Cianjur, qyteti në Java perëndimore ku ishte epiqendra e tërmetit, tha për MetroTV se deri në 20 njerëz kishin vdekur në një spital në zonë.
“Sipas informacioneve që kam aktualisht, gati njëzet persona kanë vdekur vetëm në këtë spital dhe të paktën 300 po trajtohen. Shumica kanë thyer kocka pasi janë bllokuar në rrënojat e ndërtesave”, tha ai, por Agjencia Kombëtare e Fatkeqësive raportoi 14 vdekje.
AFP më vonë njoftoi se mbi 40 persona kishin vdekur. Numri i të vdekurve pritet të rritet.
Epiqendra ishte rreth 75 kilometra në juglindje të Xhakartës, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi instituti meteorologjik dhe gjeofizik BMKG, duke shtuar se nuk kishte rrezik për cunami. Tërmeti është ndjerë për disa sekonda në kryeqytetin indonezian, Xhakarta.
Bupati Cianjur Herman Suherman menjelaskan jumlah korban meninggal dunia akibat gempa bermagnitudo 5,6 di Cianjur bertambah. Herman menyebut jumlah korban meninggal dunia akibat gempa hingga 21 November 2022 sekitar pukul 17.00 WIB berjumlah 56 orang. pic.twitter.com/JSfCSZN6ZW
— KOMPAS TV (@KompasTV) November 21, 2022
Disa evakuuan zyrat në distriktin qendror të biznesit të Xhakartës, ndërsa të tjerë raportuan se kishin ndjerë se ndërtesat dridheshin dhe panë mobilje të lëviznin, thanë dëshmitarët për Reuters.
Shefi i BMKG, Dwikorita Karnawati, iu drejtua gazetarëve në ndërtesën e parlamentit dhe këshilloi banorët të qëndrojnë jashtë në rast pasgoditjesh. Suko Prayitno Adi i BMKG tha se autoritetet po kontrollojnë shkallën e dëmit të shkaktuar nga tërmeti. /Nacionale/