Shkencëtarët kinezë krijojnë mish laboratori, thonë se janë "gati për prodhim masiv"
Studiuesit në Kinë pretendojnë se kanë zhvilluar një "fabrikë qelizash" që mund të prodhojë mish të kafshëve në laborator.
Shkencëtarët në Universitetin Tsinghua dhe Universitetin Bujqësor Nanjing thonë se ata kanë një "mikro-bartës" xhelatine të ngrënshëm, 3D që ka përshpejtuar prodhimin e mishit të kultivuar në laborator.
Autorët e studimit të fundit, të botuar në revistën mjekësore Biomaterials muajin e kaluar, i kanë lënë qelizat e muskujve të derrit dhe yndyrën të kultivohen veçmas përpara se t'i bashkojnë ato në një kallëp të printuar në 3D dhe të përdorin një enzimë për të krijuar qofte të mëdha.

"Metoda e tillë e inxhinierisë së mishit mundëson bio-fabrikim të fuqishëm dhe të shkallëzuar të alternativave të mishit të bluar si qoftet ose salsiçet, të cilat mund të rinovojnë menunë e ardhshme të mishit," është shprehur një nga studiuesit.
Sipas shkencëtarëve, mostra e mishit e kultivuar përmbante 70 për qind proteina, 4 për qind yndyrë dhe 6 për qind karbohidrate, si dhe minerale thelbësore si zinku, kalciumi dhe hekuri.
Ndërkohë, mishi i blerë në dyqan kishte vetëm një të pestën e proteinave të mishit të kultivuar dhe përmbante tre herë më shumë yndyrë – megjithëse kishte më pak kalori.
"Prandaj, qoftet e projektuara PSC [qeliza satelitore muskulore] mund të jenë një alternativë ushqyese për produktet e derrit," thanë studiuesit.

Ndërsa, The Sun shkruan se, gjërat e rritura në laborator po reklamohen si një mënyrë më e sigurt, më e shëndetshme dhe më miqësore me mjedisin për të ngrënë mish të papërpunuar.
Edhe në vitin 2020, një kompani mishi në Mbretërinë e Bashkuar zhvilloi mish dhe proshutë derri në një laborator.
Higher Steaks tha se krijoi produkte mostra të mishit të rritur në laborator dhe shpreson të ketë një testim në një shkallë më të gjerë brenda këtij viti.
Sipas Tech Crunch, për të krijuar produktin futuristik të mishit, Higher Steaks ka përdorur qeliza të rritura në laborator, produkte bimore, proteina, yndyrna dhe niseshte. E sipas një grupi shkencëtarësh, mishi i krijuar në laborator duket se ka gjasa të arrijë në raftet e supermarketeve tona më shpejt sesa mendohej më parë.
Paul Mozdziak nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut dhe miqtë e tij, të cilët po punojnë në prodhimin e mishit të gjelit të detit, pretendojnë se produktet e tyre mund të blihen në dyqane brenda disa viteve.
Ata kanë thënë se mishi i pulës dhe gjelit të detit nuk ka nevojë për të njëjtat zhvillime qelizore siç janë të nevojshme për mishin e derrit apo viçit.
Lidhur me planet e shkencëtarëve për krijimin e mishit në laborator, deri më tani pengesa më e madhe ka qenë gjetja e qelizave staminale të mjaftueshme nga mishi i freskët ose në kafshët e gjalla.

