Gazetarët e CNN “shkrihen” së qeshuri kur shikuan videon e luanëve të detit që ndjekin plazhistët
Video e kapur në një plazh në gjirin La Jolla të Kalifornisë në San Diego, ku u shfaqen luanët e detit duke ndjekur njerëzit nga plazhi, është bërë virale.
Dhe ishte pikërisht kjo video që bëri që i gjithë ekipi i CNN të "shkrihet" së qeshuri, teksa shihte se si luanët e detit i ndiqnin plazhistët, madje edhe e qeshura e tyre është bërë virale.
Prezantuesit e CNN, Alisyn Camerota dhe Victor Blackwell, qeshnin pa pushim me klipin, i cili tregon dhjetëra njerëz në La Jolla Cove të San Diegos duke vrapuar teksa dy luanë deti lëvizin drejt tyre me nxitim.
“Shikoni sa shpejt lëvizin. Nuk e mendoja se ata mund të ecnin kaq shpejt”, bërtiti Camerota.
“Gruaja që bëri videon tha se dikush po përpiqej t'i fotografonte kur ata u zgjuan papritur”, shtoi ajo.
Ok Victor Blackwell on CNN cracking up at the sea lions chasing people is what I def needed this afternoon pic.twitter.com/dDaQMRoPXL
— Sarah Burris 🇺🇦 (@SarahBurris) July 13, 2022
Blackwell, në këtë pikë, mezi e mbante të qeshurën.
“Nuk e di pse. Thjesht imagjinoj zërat e tyre të luanëve të vegjël që i mallkojnë këta njerëz dhe i ndjekin ata”, tha ai duke qeshur.
Shumë njerëz jashtë ekranit mund të dëgjoheshin duke qeshur me të.
Sipas ekspertëve të luanëve të detit, kafshët ndoshta nuk ishin fare pas njerëzve. Të dy janë meshkuj; luani kryesor i detit me shumë gjasa po ndiqej nga tjetri, por siç duket kanë qenë të shqetësuar edhe nga njerëzit.
“Kjo sjellje nuk është aspak e pazakontë. Arsyeja pse videoja ka marrë 10 milionë shikime është sepse të gjithë vrapojnë sikur Godzilla po i ndjek”, tha për The Guardian eksperti i luanëve të detit të SeaWorld San Diego, Eric Otjen.
“Mund të duket qesharake që të gjithë vrapojnë, por nuk është një zgjedhje e keqe. Ju nuk dëshironi të kapeni në mes të zjarrit”.
NBC foli me Charlianne Yeyn, vajzën që ka xhiruar videon.“Fillova xhirimet sepse ishte qesharake të shikoja këta luanë të mëdhenj deti duke përzënë turistët”, tha Yeyna, e cila thotë se po vizitonte La Jolla të premten e kaluar kur vuri re se notarët po afroheshin shumë me luanët e detit.
"Luanët e detit po flinin në plazh. Unë po i shikoja, dhe më pas një grua iu afrua më pak se një metër e gjysmë dhe po përpiqej të bënte një foto nga afër. Më pas luani i detit u zgjua dhe filloi të ndiqte njerëzit", ajo tha.
Në video, dy luanë të detit mund të shihen duke lëvizur të shqetësuar në plazh ndërsa njerëzit ikin prej tyre, përpara se të tërhiqen përsëri në det dhe të largohen nga njerëzit. /Nacionale/
