Shikoni se si mundohet ky fermer nga Ukraina të shpëtojë të korrat që u djegën qëllimshëm nga Rusia
Lufta në Rusi po vazhdon dhe po bëhet edhe më agresive dita-ditës.
Ajo tashmë është përqendruar në Lindje të Ukrainës, ku ushtria ruse po sulmon me raketa edhe civilët nëpër shtëpi dhe nëpër ndërtesa.
Madje është rapotuar se Rusia tashmë ka marrë edhe grurin e ukrainasve, por edhe nëse nuk ka arritur ta marrë të gjithë grurin, rusët i kanë djegur të korrat qëllimshëm.
Në videon e mëposhtme, shihet se si ky fermer nga Ukraina po tenton që me mjetin e korrjes të kufizojë zjarrin që ka kapluar të korrurat.
Fermerët ukrainas po përpiqen të shpëtojnë të korrat që qëllimisht janë djegur dhe shkatërruar nga pushtuesit.
Ukrainasit luftojnë dhe japin jetën e tyre jo vetëm për pavarësinë e tyre, por për të ushqyer botën. /Nacionale/