Shihni sesi Presidenti i Kirgistanit poshtëroi Putinin
Anton Gerashenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ka shpërndarë në Twitter një video interesante të agjencisë ruse pro-regjimit RIA.
"Putini është poshtëruar sërish publikisht. Dikur lideri i Kremlinit i linte liderët botërorë ta prisnin. Tani presidenti i Kirgistanit i lejoi vetes të vonohej për takimin me Putinin", njoftoi Gerashenko në Twitter.
Ai priste edhe një takim me Erdoganin
Kujtojmë se në korrik një situatë e ngjashme ka ndodhur në Teheran. Pikërisht, Putini më pas mbeti i vetëm para gazetarëve dhe priste takimin me Erdoganin.
Pamjet e regjistruara përpara takimit të së martës tregojnë Putinin duke lëvizur me krahët e kryqëzuar, duke u zhvendosur nga këmba në këmbë dhe duke bërë një sërë fytyrash të pakëndshme për kamerat për gati një minutë të plotë përpara se Erdogan të mbërrijë përfundimisht.
Putin was publicly humiliated again.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 15, 2022
Previously Kremlin head used to make world leaders wait for him.
Now president of Kyrgyzstan allows himself to be late for a meeting with Putin. pic.twitter.com/Pcn6azv3nm
Se Putini nuk ishte veçanërisht entuziast për pritjen tregoi edhe reagimi i tij kur Erdogan u shfaq në dhomë. Putin, në fakt, i zgjati duart liderit turk përpara se ata të shtrëngonin duart dhe të pozonin shkurtimisht para kamerave.
Edhe pse nuk zgjati aq gjatë, është krejt e pazakontë për liderin rus, pasi ai ka fituar një reputacion për të lënë liderët e tjerë botërorë duke e pritur atë, ndonjëherë me qëllim, madje edhe disa orë pasi bisedimet supozohet të fillojnë, shkroi Guardian. /Nacionale/