Shfaqet video e sulmit në një shkollë në Rusi ku mbetën të vrarë të paktën 15 persona
Një sulmues i veshur me një bluzë naziste vrau të paktën 15 persona në qytetin rus të Izhevsk sot, duke përfshirë 11 fëmijë, thanë hetuesit. 24 persona u plagosën, mes tyre 22 fëmijë dhe dy të rritur.
Sulmuesi shihet i shtrirë në dyshemenë e klasës, i veshur tërësisht në të zeza, me një bluzë dhe një këmishë. Në një tjetër video të publikuar, nxënësit shihen duke vrapuar nëpër korridore dhe oficerë policie dhe mësues që i drejtojnë.
Ende nuk dihen motivet e sulmuesve në shkollën e qytetit që ndodhet 970 kilometra në lindje të Moskës.
#BREAKING At lesat 6 killed in a shooting at a school in the city of Izhevsk, according to #Russia's state media pic.twitter.com/PXVDK4WFja
— Guy Elster (@guyelster) September 26, 2022
Sulmuesi kishte dy armë dhe një sasi të madhe municioni
Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se sulmuesi ishte i armatosur me dy pistoleta dhe një sasi të madhe municionesh.
Rusia ka pasur disa të shtëna në shkolla vitet e fundit. Në maj 2021, një adoleshent i armatosur vrau shtatë fëmijë dhe dy të rritur në Kazan, 280 kilometra larg.
Në prill të këtij viti, një person i armatosur vrau dy fëmijë dhe një mësuese kopshti në rajonin qendror të Ulyanovsk, gjithashtu afër Kazanit dhe Izhevsk, përpara se të bënte vetëvrasje një natë më parë. /Nacionale/