Shfaqen pamjet - Ky ishte "sulmi terrorist" në Tel Aviv - NACIONALE

Shfaqen pamjet - Ky ishte "sulmi terrorist" në Tel Aviv

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një seri të shtënash në qendër të Tel Avivit të enjten.

Disa orë pas të shtënave, i dyshuari i armatosur mbeti i lirë.

Qindra oficerë policie izraelite, njësi qensh dhe forca speciale të ushtrisë po kryejn një gjueti masive në qendër të Tel Avivit, duke kontrolluar ndërtesë me ndërtesë nëpër lagjet e banimit me popullsi të dendur.

Tashmë janë shfaqur pamjet se si ka ndodhur ky sulm në një nga restorantet më të frekuentara të kësaj pjese të qytetit.

Amichai Eshed, komandanti i policisë së Tel Avivit, tha se sulmuesi hapi zjarr në një lokal të mbushur me njerëz rreth orës 21:00 dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

"Supozimi ynë është se ai është ende në këtu afër", u tha Eshed gazetarëve.

"Për momentin, ka indikacione që tregojnë se ky është një sulm terrorist, por unë duhet të jem shumë delikat në lidhje me këtë dhe të them se ne po kontrollojmë gjithashtu pista të tjera".

/Nacionale/

Lajme të ngjashme