Shfaqen pamjet kur trupat ukrainase rrëzojnë helikopterin rus duke përdorur raketat britanike "Starstreak" - NACIONALE

Shfaqen pamjet kur trupat ukrainase rrëzojnë helikopterin rus duke përdorur raketat britanike "Starstreak"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një helikopter rus është rrëzuar nga qielli nga forcat ukrainase duke përdorur një raketë britanike për herë të parë.

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur Mi-28N goditet nga Starstreak në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.

Starstreak është raketa më e shpejtë tokë-ajër në botë dhe mund të udhëtojë me shpejtësi tre herë më të madhe se ajo e zërit.

Burime të Ministrisë së Mbrojtjes thanë se është hera e parë që raketa përdoret për të rrëzuar një helikopter rus. /Nacionale/

Lajme të ngjashme