Shefja e spitalit në Mal të Zi: Tre nga të plagosurit janë në rrezik për jetën - NACIONALE

Shefja e spitalit në Mal të Zi: Tre nga të plagosurit janë në rrezik për jetën

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

2 të lënduar janë shtruar në spitalin e Cetinjas, ndërsa katër të plagosur janë transferuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Qendra Emergjente e QKKG-së tha për TVCG se një burrë ishte pranuar me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks. Tre pacientë është dashur të shkojnë urgjentisht në sallën e operacionit dhe lëndimet janë mjaft të rënda, raporton RTCG.

Drejtoresha e Qendrës Klinike të Malit të Zi (QKKG), Ljiljana Raduloviq, ka thënë për mediat sonte se pas tragjedisë së sotme në Cetinje, në atë institucion janë pranuar katër persona të lënduar, tre prej të cilëve janë në rrezik.

Ivan Ivanoviq, ushtrues detyre i drejtorit të spitalit të Cetinjës, më herët tha për TVCG se dy persona të cilët ishin të shtruar në atë institucion janë jashtë rrezikut për jetën dhe se një pacient është liruar për trajtim në shtëpi pas trajtimit. Ajo pjesë e qytetit u bllokua, u shtua prania e policisë dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve të Cetinisë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme