ShBA-ja bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve në… Sudan - NACIONALE

ShBA-ja bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve në… Sudan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve në Sudan.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se vendi i tij është i shqetësuar nga raportimet për sulme të afërta në El Fasher të Darfurit Verior dhe u bën thirrje palëve ndërluftuese në Sudan që menjëherë t’i ndalin sulmet e mëtejme, raporton agjencia “Reuters”.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje palëve ndërluftuese që menjëherë t’i ndërpresin sulmet e mëtejme në dhe përreth El Fasher-it për t’i mbajtur detyrimet e tyre sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare në lidhje me civilët”- tha Blinkeni në një deklaratë të publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Sidoqoftë, Uashingtoni nuk ka përdorur gjuhë kaq të qartë e nuk ka dërguar mesazhe kaq të fuqishme për ndërprerjen e luftimeve mes Izraelit e Hamasit, gjatë të cilave raportohet të jenë vrarë mbi 10 mijë njerëz për më pak se një muaj: mbi 9 mijë palestinezë e rreth 1.400 izraelitë.

Pasi u vu në presion nga një protestues të mërkurën, presidenti amerikan, Joe Biden, u mjaftua duke kërkuar “pauzë” në luftime dhe këtë koment e bëri për herë të parë nga fillimi i luftës.

Lajme të ngjashme