Së paku 32 të vdekur nga zjarri në një qendër rehabilitimi në Iran - NACIONALE

Së paku 32 të vdekur nga zjarri në një qendër rehabilitimi në Iran

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zjarr masiv në një qendër rehabilitimi për përdorues të drogës në pjesën veriore të Iranit ka lënë të vdekur 32 persona, ndërsa 16 të tjerë janë lënduar, raportuan të premten mediat iraniane.

Sipas hetimeve fillestare, një ngrohëse në qendrën e rehabilitimit në Langarud të provincës Gilan ishte shkaktare e zjarrit që u përhap në pjesën tjetër të objektit, citohet të ketë thënë zëvendësguvernatori provincial, raporton agjencia “Reuters”.

“Menaxheri dhe fajtorët e tjerë të mundshëm janë arrestuar në mënyrë që shkaktari i incidentit të përcaktohet në mënyrë më të saktë”- raportoi uebfaqja iraniane e lajmeve, “Tasnim”.

Sipas Zyrës për Drogë dhe Krime në OKB, Irani është në mesin e shteteve me më së shumti probleme rreth personave të varur nga substancat narkotike në botë.

Ky shtet shtrihet në rrugën e transportimit të lulëkuqes, burim i opiumit dhe heroinës, nga Afganistani drejt Evropës Perëndimore.

Lajme të ngjashme