Tërheqja e ushtrisë ruse nga rajoni i Kharkiv, Rusia: Po largohet përkohësisht
Autoritetet lokale të mbështetura nga Rusia në veri të rajonit të Kharkiv kanë njoftuar se ushtria ruse po largohet nga zona "përkohësisht".
Administrata Ushtarake-Qytetare e rrethit Vovchansk, përmes së cilës shumë furnizime ruse udhëtojnë drejt vijave të para, tha në një postim të shkurtër në Telegram se: "Ushtria ruse po largohet përkohësisht nga Volchansk. Popullsia e qytetit vazhdon të evakuohet."
Administrata citoi një anëtar të parlamentit rus, Evgeniy Evtushenko, të ketë thënë se selia lokale do të zhvendoset përtej kufirit në qytetin rus të Belgorod.
“Për të shpëtuar jetën e civilëve, Forcat e Armatosura Ruse kanë marrë një vendim që të largohen nga qyteti ynë. Administrata e qytetit do të zhvendoset në Belgorod. Degët e saj do të jenë në Kursk, Yakutsk, Vladivostok dhe Shën Peterburg derisa situata në qytet të stabilizohet", është shprehur Evtushenko, duke shtuar se, “forcat e armatosura ruse do të kthejnë kontrollin e të gjithë tokës ruse në rajonin e Kharkiv”.
Vovchansk ka qenë një lidhje e rëndësishme në zinxhirin e furnizimit të ushtrisë ruse nga Belgorod, dhe mbeti nën kontrollin rus edhe pse forcat ukrainase rimorën disa territore në veri dhe lindje të qytetit të Kharkiv në muajin maj.
Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcave në Kharkiv u është kërkuar të ridrejtohen në Donetsk për “rigrupim”.
Në përgjigjen e saj të parë ndaj përparimeve të arritura nga forcat ukrainase në ditët e fundit, ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se "vendimi është marrë për të rigrupuar trupat ruse në zonat e Balakleya dhe Izyum dhe për të ridrejtuar përpjekjet e tyre në drejtimin e Donetsk".
Në një seri deklaratash të dhëna të shtunën, ministria tha se: "Operacioni për çlirimin e Donbasit përfshinte një sërë veprimesh diversioniste dhe demonstruese që shënonin aktivitetet aktuale të trupave", dhe pretendoi se forcat ruse kishin "vrarë më shumë se dy mijë luftëtarë ukrainas dhe të huaj, duke përfshirë mbi 100 mjete të blinduara dhe artileri në tre ditë”.
Ministria nuk ka pranuar tërheqjen nga Kharkiv, duke sugjeruar se kjo rishpërndarje ishe e planifikuar.