Rusia thotë se ShBA-ja ia ka dhënë dritën e gjelbër për ambasadorin e ri në Uashington - NACIONALE

Rusia thotë se ShBA-ja ia ka dhënë dritën e gjelbër për ambasadorin e ri në Uashington

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë tha të premten se Shtetet e Bashkuara ia kanë dhënë Moskës miratimin zyrtar për ta emëruar Alexander Darchiyev-in si ambasador të ri të saj në Uashington.

Pala amerikane i ka dhënë një notë zyrtare me përgjigje pozitive emërimit të Darchiyev-it gjatë bisedimeve me Rusinë në Stamboll të enjten, tha kjo ministri, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Darchiyev-i, tani për tani shef i Departamentit për Amerikën Veriore në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, do të niset për në Uashington së shpejti.

Rusia ka qenë pa ambasador në Shtetet e Bashkuara që nga largimi i ambasadorit të kaluar nga posti i tij në tetor.

Lajme të ngjashme