Rusia: Nëse SHBA i jep Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi, ajo do të bëhet "pjesëmarrës në konflikt" - NACIONALE

Rusia: Nëse SHBA i jep Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi, ajo do të bëhet "pjesëmarrës në konflikt"

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ministria e Punëve të Jashtme ruse njoftoi sot se nëse SHBA vendos të furnizojë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi, ajo do të kalojë një "vijë të kuqe" dhe do të bëhet "pjesëmarrës në konflikt".

Në konferencë, zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova, vuri në dukje se Rusia "ruan të drejtën për të mbrojtur territorin e saj".

Uashingtoni e ka furnizuar Ukrainën me raketa të avancuara që mund të godasin objektiva deri në 80 kilometra larg dhe deri më tani është përmbajtur nga njoftimi publikisht se do të dërgojë raketa me dyfishin e rrezes.

Amerika thotë se ukrainasit kanë premtuar se nuk do të synojnë territorin rus me raketat e tyre

Zyrtarët amerikanë thonë se Ukraina ka premtuar të mos përdorë raketa amerikane për të sulmuar territorin rus. “Nëse Uashingtoni vendos të pajisë Kievin me raketa me rreze më të gjatë veprimi, atëherë ai do të kalojë vijën e kuqe dhe do të bëhet pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në konflikt”, tha Zakharova.

Ukraina ka kërkuar dhe ka marrë sasi të mëdha armësh nga SHBA-ja dhe aleatët e tjerë perëndimorë për t'u mbrojtur kundër forcave ruse që u dërguan në Ukrainë në shkurt. /Nacionale/

Lajme të ngjashme