Rusia miraton projektligjin që ndalon “propagandën LGBT” - NACIONALE

Rusia miraton projektligjin që ndalon “propagandën LGBT”

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë ka miratuar të enjten amandamentet e ligjit për të ashtuquajturën “propagandë LGBT”.

CNN shkruan se, ligji diskriminues propozon të ndalojë të gjithë rusët të promovojnë ose "lavdërojnë" marrëdhëniet homoseksuale ose të thonë publikisht se ato janë "normale".

Versioni origjinal i ligjit i miratuar në vitin 2013 ndalonte "propagandën e marrëdhënieve seksuale jotradicionale" midis të miturve. Ndërsa, përsëritja e re do të sjell zbatimin e ligjit edhe për të rriturit.

Sipas projektligjit, individët që përhapin ose tentojnë të shpërndajnë atë që ligji e quan "propagandë LGBT" do të gjobiten deri në 6,600 dollarë. Personat juridikë mund të gjobiten deri në 82,100 dollarë. Ndërsa të huajt mund të arrestohen deri në 15 ditë ose të deportohen.

Ndërkohë, organet humanitare e kanë dënuar të ashtuquajturin "ligji i propagandës së homoseksualëve" të Moskës, duke e cilësuar si diskriminues.

Kujtojmë se, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi në vitin 2017 se i ashtuquajturi "ligji i propagandës së homoseksualëve" i Rusisë është diskriminues, promovon homofobinë dhe shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Homoseksualiteti u dekriminalizua në Rusi në vitin 1993, por homofobia dhe diskriminimi janë ende të përhapura.

Lajme të ngjashme