Rusia kërcënon të vrasë trupat mbrojtëse të Mariupolit, pasi Moska humbet gjeneralin e saj të tetë
Rusia ka kërcënuar se do të "shkatërrojë" trupat ukrainase në qytetin e rrethuar Mariupol nëse nuk dorëzohen, ndërsa qyteti port i Detit të Zi thuhet se ka qenë në prag të rënies në duart e forcave ruse sot.
Rreth 2500 luftëtarë ukrainas janë fshehur në një fabrikë çeliku në Mariupol që ka një rrjet tunelesh nëntokësore, vlerëson ushtria ruse.
"Të gjithë ata që do të vazhdojnë rezistencën do të shkatërrohen," tha Igor Konashenkov, zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, duke shtuar se ata që do të dorëzoheshin "u garantohej që shpëtonin jetën e tyre".
Rusia u kishte dhënë trupave ukrainase një afat kohor prej orës 03:00 AM për t'u dorëzuar, por ato vazhdojnë të kundërshtojnë kërkesën – tha zëvendëskryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal.
Kapja e Mariupolit do t'u jepte forcave të Vladimir Putin një avantazh pasi trupat nuk arritën të kapnin Kievin gjatë shtatë javëve të deritanishme të pushtimit në vazhdim.
Ndërkohë, në një tjetër goditje të madhe ndaj Rusisë, forcat e Putinit humbën një gjeneral të tetë. Dje, Vladimir Frolov – zëvendës komandant i ushtrisë së 8-të të Rusisë – iu dha një funeral ushtarak në një varrezë të Shën Petersburgut.