Rusia kërcënon me "pasoja të paparashikueshme" për shkak të dërgimit të Patriotëve nga SHBA në Ukrainë - NACIONALE

Rusia kërcënon me "pasoja të paparashikueshme" për shkak të dërgimit të Patriotëve nga SHBA në Ukrainë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Dorëzimi i Patriotit Amerikan në Ukrainë mund të çojë në pasoja të paparashikueshme dhe të kërcënojë sigurinë globale, njoftoi Ambasada Ruse në Uashington.

Kujtojmë se administrata Biden po finalizon planet për të dërguar sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë Patriot.

“Nëse kjo konfirmohet, ne do të jemi dëshmitarë të një hapi tjetër provokues nga administrata Biden, i cili mund të çojë në pasoja të paparashikueshme”, tha ambasada ruse në një deklaratë.

Ata shtojnë se furnizimi i vazhdueshëm me armë në Ukrainë "vetëm do të forcojë ndjenjën e mosndëshkimit të regjimit Zelenskyi dhe do ta inkurajojë atë të kryejë krime të reja kundër civilëve" në katër rajonet e Ukrainës që Rusia pretendon se tani janë territori i saj. /Nacionale/

Lajme të ngjashme