Rusia djeg sasi të mëdha gazi: Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë - NACIONALE

Rusia djeg sasi të mëdha gazi: Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Rusia po konsumon sasi të mëdha gazi natyror që do të kishte eksportuar më parë në Gjermani, ndërkohë që kostot e energjisë në Evropë po rriten.

Sipas BBC, duke cituar një analizë nga Rstad Energy, uzina afër kufirit të Rusisë me Finlandën djeg gaz në vlerë prej 8.4 milionë funte çdo ditë.

"Unë kurrë nuk kam parë një fabrikë LNG të digjet kaq shumë"

Shkencëtarët janë të shqetësuar për sasinë e dioksidit të karbonit dhe blozës së krijuar nga një fabrikë e re e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Portovaya, në veriperëndim të Shën Petersburgut.

Qytetarët e Finlandës panë flakë të mëdha në horizont në fillim të kësaj vere dhe shkencëtarët raportuan një rritje të konsiderueshme të nxehtësisë që vinte nga uzina. Ndonëse djegia e gazit është një proces normal, shkalla e djegies së gazit në objekt ishte e paprecedentë, thonë ekspertët.

"Unë kurrë nuk kam parë një impiant LNG të ndizet kaq shumë. Në qershor, ne kemi regjistruar një nivel të lartë djegieje. Dhe nuk do të ndalet. Ka mbetur jashtëzakonisht i lartë", tha Jessica McCarty, një eksperte në analizën e të dhënave satelitore në universiteti i Majamit. /Nacionale/

Lajme të ngjashme