Rusi: Zjarr në një magazinë municioni pranë kufirit me Ukrainën, dy fshatra evakuohen - NACIONALE

Rusi: Zjarr në një magazinë municioni pranë kufirit me Ukrainën, dy fshatra evakuohen

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Banorët e dy fshatrave në Rusinë jugore, pranë kufirit me Ukrainën, u evakuuan pasi një zjarr shpërtheu në një depo municioni aty pranë, por askush nuk u lëndua, tha një zyrtar lokal.

Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit të Belgorodit, njoftoi se shërbimet e urgjencës po hetojnë shkakun e zjarrit që ndodhi pranë vendbanimeve Timonovo dhe Soloti, 15 kilometra nga Ukraina, por ai nuk dha detaje tjera.

Një portal i njohur ukrainas publikoi një video të një zjarri të madh në bazë. Reuters nuk mundi të verifikonte vërtetësinë e kësaj videos. Rusia fajësoi diversantët për një seri shpërthimesh në një depo municioni në Krime të martën.

Javën e kaluar, shpërthime ndodhën në një bazë ajrore në Krime, për të cilën Moska tha se ishte një aksident. Një seri shpërthimesh ndodhën në dhe rreth Belgorod muajt e fundit, për të cilat Gladkov fajësoi forcat ukrainase. /Nacionale/

Lajme të ngjashme