Rritet numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në Gazë, likuidohet komandanti i një kompanie - NACIONALE

Rritet numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në Gazë, likuidohet komandanti i një kompanie

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite ka konfirmuar se edhe një ushtar i është vrarë gjatë luftimeve në pjesën veriore të Gazës.

Ky rast e çon në 17 numrin e përgjithshëm të ushtarëve izraelitë që janë vrarë nga fillimi i zgjerimit të operacioneve tokësore në Gazë të premten e kaluar, raporton televizioni BBC.

Një gazetë izraelite raportoi se bëhet fjalë për pjesëtarin rezervë të këmbësorisë, Yuval Zilber, 25 vjeç, nga qyteti Ramat Gan.

Sipas gazetës “The Times of Israel”, ushtari i vrarë ishte komandant kompanie në Brigadën “Jerusalemi”Batalionit 7007.

Zilberi u vra gjatë përleshjeve me militantët e Hamasit të mërkurën. Nuk u dhanë menjëherë hollësi të tjera rreth vdekjes së tij.

Lajme të ngjashme