Raportohet për të shtëna në një qendër tregtare luksoze në Bankok - NACIONALE

Raportohet për të shtëna në një qendër tregtare luksoze në Bankok

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia tajlandeze ka thënë se ka raportime për të shtëna me armë në një qendër tregtare luksoze në qendër të Bankokut.

Forcat e sigurisë i thanë televizionit BBC se ishin nisur drejt qendrës tregtare “Siam Paragon” dhe se nuk mund të konfirmonin ende nëse kishte ndonjë të lënduar.

Banorët lokalë në rrjete sociale kishin raportuar për një rast të një sulmuesi aktiv me armë, hollësi që autoritetet nuk e kanë komentuar ende.

Në pamje të publikuara në rrjete sociale më herët shihen njerëz duke vrapuar jashtë qendrës tregtare, ku thuhet se janë mbyllur të gjitha hyrjet.

Njerëzit kanë publikuar në internet video që duket se janë incizuar nga pjesa e brendshme e kësaj qendre tregtare. Në një video, katër zhurma të mëdha, që tingëllojnë si të shtëna, mund të dëgjohen qartazi në qendrën tregtare me shumë njerëz brenda.

Dëshmitarët kanë treguar në internet se ishin fshehur brenda objektit në dyqane e në tualete.

Mediat lokale raportojnë se një stacion i metros në Siam është mbyllur.

Lajme të ngjashme