Raportohet për të shtëna në kufirin mes Izraelit e Libanit dhe infiltrim të një të armatosuri - NACIONALE

Raportohet për të shtëna në kufirin mes Izraelit e Libanit dhe infiltrim të një të armatosuri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se një shkëmbim zjarri ka ndodhur në kufirin verior të Izraelit me Libanin, afët qytezës veriore izraelite, Margaliot.

Trupat e ushtrisë izraelite janë duke e kontrolluar zonën, por nuk dhanë menjëherë hollësi të mëtejme.

Sipas raportimeve të mediave në gjuhën hebraike, një person i armatosur mund të jetë infiltruar brenda Izraelit, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Banorëve të qytezave të zonës u është thënë që të shkojnë në strehimore kundër bombave si masë parandaluese, edhe pse shumica tashmë janë evakuuar për shkak të sulmeve të përsëritura me raketa nga Libani.

Lajme të ngjashme