Putin: Nuk ka raketë të ngjashme në botë dhe nuk do të ketë për një kohë të gjatë si ajo që e testuam sot
Rusia ka njoftuar se ka testuar raketën balistike ndërkontinentale Sarmat, një shtesë e re në arsenalin e saj bërthamor, të cilën presidenti Vladimir Putin tha se do t'ua jepte armiqve të Moskës.
Televizioni tregon se ushtria i tha Putinit se raketa ishte lëshuar nga Pljesecko në veriperëndim të vendit dhe se ajo goditi objektivat në gadishullin Kamçatka në lindje të largët.
Putin e përshkroi lëshimin si të suksesshëm dhe vlerësoi raketën e re.
"Ajo ka karakteristikat më të larta taktike dhe teknike dhe është në gjendje të kapërcejë të gjitha mjetet moderne të mbrojtjes raketore. Nuk ka të ngjashme në botë dhe nuk do të ketë për një kohë të gjatë", tha Putin.
"Këto armë vërtet unike do të forcojnë potencialin luftarak të forcave tona të armatosura, do të garantojnë sigurinë e Rusisë nga kërcënimet e jashtme".
Sarmat është një raketë e re balistike e rëndë ndërkontinentale, sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit të SHBA-së.
Raketa ka evoluar prej vitesh dhe lëshimi i saj provë nuk është befasi për Perëndimin, por ajo ndodhi në një kohë tensioni ekstrem gjeopolitik për luftën ruse në Ukrainë. /Nacionale/