Presidenti i Lituanisë arrin pa paralajmërim në Kiev, njofton dy sisteme raketore "Nasams" - NACIONALE

Presidenti i Lituanisë arrin pa paralajmërim në Kiev, njofton dy sisteme raketore "Nasams"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, arriti të mërkurën në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar, njoftoi ambasada e Lituanisë në Ukrainë.

Nauseda do të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe do të marrë pjesë në shënimin e 27-vjetorit të kushtetutës ukrainase, thuhet në një shkrim të ambasadës në "Twitter".

Gjatë fundjavës, Nauseda e komentoi kryengritjen e grupit "Wagner" në Rusi, duke shkruar në "Twitter": "Regjimi i Kremlinit e korr atë që e mbjell. E tërë dhuna drejtuar Ukrainës është kthyer bumerang."

Në një shkrim tjetër të mërkurën, ai njoftoi se Lituania do t'i dhurojë Ukrainës dy sisteme për mbrojtje ajrore të tipit "Nasams".

"Lituania ka siguruar dy raketahedhës NASAMS që do të dërgohen në Ukrainë. Mbrojtja ajrore është kyçe në luftën ukrainase kundër agresorit"- shkroi ai në "Twitter".

Lajme të ngjashme